27 April 2009

Napoli mposht Interin

Njëra nga ndeshjet kryesore të javës së 33-të në Serie A, e zhvilluar në Stadio San Paolo ndërmjet Napolit dhe Interit, ka përfunduar me fitore minimale të skuadrës vendase.
Të vetmin gol në ndeshje e shënoi i inkuadruari në pjesën e dytë, Marcelo Zalayeta, i cili pranoi një top nga Lavezzit për ta mposhtur portierin Julio Cesar (73’).

Me këtë humbje Interi i ofron mundësinë Milanit për t’u afruar në shtatë pikë diferencë, kur kanë mbetur edhe pesë javë për t’u zhvilluar (edhe 15 pikë në lojë).

Nga ana tjetër, Napoli me këtë fitore është ngritur në pozitën e dymbëdhjetë me dy pikë më pak se Atalanta dhe një pikë më tepër se Sampdoria, të cilat mbajnë pozitat njëmbëdhjetë dhe trembëdhjetë, respektivisht.

No comments:

Post a Comment