30 April 2009

Protestojnë lojtarët e Barcës ...

Ekipi i Barcelonës në fund të takimit ka shprehur keqardheje për lojën shumë defanzive të rivalit të tyre si edhe me menaxhimin e ndeshjes që bëri arbitri Gjerman, Wolfgang Stark, i cili të dyja ekipet ndëshkoi me nga 2 kartona të verdhë, mirëpo duke parë se si Chelsea e zhvilloi ndeshjen kjo nuk duket si normale.


Xavi ishte njëri nga Barcelonistët që reagoi më së forti

“ Të qajmë në parajsë. Ka pasur ndërhyrje që kanë qenë për kartona të pastër, mirëpo ai as faule nuk jepte, çka është më e keqja arbitri ndëshkoi Toure për një portestë, ku në atë rast duhej të ndëshkohej lojtari i Chlesea për ndërhyrje të pa rregullt.

Aty ishte një ekip që donte te luaj dhe një tjetër që nuk kishte fare interes për lojë. Është gjynah. Këty flitej për një “ fair play” por unë asnjëher nuk e pashë atë” protestoi mesfushori katalan.


Nga ana tjetër bashkë lojtari i tijë Gerard Piqu i tha të njejtat fjalë:

‘ Barcelna ishte e vetmja që dëshironte të luajë. Në vend të kësajë, vlersimet i morën ata që erdhën të barazojnë këtu. Por të paktën ne e dimë që ishim superiorë sepse këtë e demostruam në teren”.


Toure Yaya nga ana e tijë, njëri nga lojtarët e Barcës që mori karton të verdhë tha që” Gjygjtari kishte ardhur ti ndihmojë Chelseat, dhe gjith bota e pa mënyrën se si ata luajtën”.

No comments:

Post a Comment