27 April 2009

Fabregas: United ekipi më i mirë në botë

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka vetëm fjalë të mira për kundërshtarin e radhës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Manchester United.
“Nuk e kam problem të them se United është një prej klubeve më të mira në botë, edhe pse dëshiroj ta fitoj. Për momentin është ekipi më i mirë në botë, top ekip dhe ne kemi shumë respekt për ta”, ka thënë Fabregas.

“United faktikisht është një prej klubeve më të mira në histori. E respektoj Alex Ferguson për atë që ka arritur. Në të kaluarën në mes dy klubeve kishte disa përballje të shkëlqyeshme dhe jam i sigurt se edhe dy ndeshjet e radhës po ashtu do të jenë po aq dramatike dhe interesante”.

“Por, e dimë se mund t’i fitojmë pasi këtë e kemi treguar edhe në Emirates. Ata i kishin lojtarët më të mirë në ekip dhe ne arritëm t’i mposhtim. Kjo na jep shumë vetëbesim”, ka shtuar spanjolli.

No comments:

Post a Comment