27 April 2009

Villarreal mposht Getafen

Skuadra e Villarrealit ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme si mysafir i Getafes për të shpresuar për një vend që çon në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e zhvilluar të dielën në Coliseum Alfonso Perez, ndërmjet Getafes dhe Villarrealit, ka përfunduar me fitoren e Nëndetëses së Verdhë, me rezultat prej 2-1.

Mysafirët krijuan epërsi të dyfishtë pa përfunduar pjesa e parë me golat e Capdevilas (16’) dhe Llorentes (43’). Ndërsa krejt çka bënë vendasit ishte një gol i shënuar nga Manu Del Moral nga pika e bardhë (82’).

Me këtë fitore Villarreali është katër pikë më poshtë se Valencia që mban vendin e katërt dhe mund të shpresojë për t’ia rrëmbyer këtë vend skuadrës nga Mestalla që në vitin e ardhshëm të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve.

No comments:

Post a Comment