27 April 2009

Giggs fiton çmimin Lojtari i Vitit nga PFA

Veterani i Manchester United, Ryan Giggs, është nderuar me çmimin Lojtari i Vitit për sezonin 2008/2009 nga Asociacioni i Futbollistëve Profesional (PFA).
35-vjeçari ishte favorit sentimental për çmimin dhe pavarësisht se ishte fillestar në vetëm 12 ndeshje këtë sezon (34 paraqitje gjithsej) u emërua lojtari më i mirë në vend duke mposhtur kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard.

Ky ishte shpërblimi më i madh individual në karrierën 18-vjeçare të Giggs, pasi shumë më herët në karrierë kishte fituar dy herë çmimin Lojtari i Ri i Vitit

No comments:

Post a Comment