Përzgjedhësi i kombëtares së Italisë, Marccelo Lippi, i ka hedhur poshtë spekulimet të cilat e lidhin atë me një angazhim tek Juventusi pas përfundimit të kampionatit botëror Afrika e Jugut 2010.
Lippi kohë më parë u pa në një takim me menaxherin e Zonjës së Vjetër, Jean Claude Blanc, dhe kjo nxiti spekulimet se mund të merr nën drejtim Juventusin.
Trajneri italian, i cili pati dy periudha të suksesshme me biankonerët, nga viti 1994 deri më 1999 dhe nga 2001 deri më 2004, ishte arsyetuar se takimi kishte të bëjë me Amaurin, brazilianin i cili kërkon nënshtetësi italiane.
“Për momentin do të vazhdoj edhe pas 2010, derisa Abete (kryetari i Federatës Italiane të Futbollit) nuk dëshiron të më largojë”, ka thënë Lippi.
25 April 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment