28 May 2009

Van der Sar: Ishim nën presion edhe kur e kishim topin

Edwin van der Sar, Foto: Bebo
Portieri i Manchester Unitedit, Edwin van der Sar, ka pranuar se Djajtë e Kuq nuk ishin në formën e tyre më të mirë në finalen e të mërkurës mbrëma dhe se Barcelona me plot meritë është shpallur kampion.
“Të gjithë jemi të zhgënjyer me paraqitjen tonë dhe me rezultatin”.
“Gabimi kryesor ishte pranimi i golit të parë dhe pastaj ne vuajtëm dhe nuk mund të ktheheshim në lojën tonë. Barcelona e mbajti topin shumë mirë”.
“Ne ishim nën presion edhe atëherë kur e kishim topin. Gjithçka dukej se po shkon keq për ne. Barcelona ishte meritore për këtë gjë”.
“Barcelona e fitoi titullin e Evropës (për klube) dhe tani është skuadra më e mirë në Evropë. Barca luajti shumë mirë, dhe krejt çka na mbetet neve është të provojmë në sezonin e ardhshëm”, ka thënë holandezi për faqen zyrtare të United.

No comments:

Post a Comment