28 May 2009

Guardiola ne delir: Ç'mund te bejme tjeter?!

 Barca 2 Man Utd 0

Jemi kampionë të Europës. Çfarë mund të bëjmë më shumë? Sot është një ditë feste për njerëzit në Katalonjë dhe ata që duan futbollin”. Pep Guardiola ka udhëhequr Barcelonën drejt suksesit në Ligën e Kampioneve, në sezonin e tij të pare si trajner i katalanasve. Pasi zëvendësoi Rajkardin në muajin korrik, ish-mesfushori i dha katalansve edhe dy titujt në Spanjë, kampionatin dhe Kupën e Mbretit. “Nuk do ta kisha menduar asnjëherë në fillim të sezonit se do të kishim fituar gjithçka, - tha Guardiola, menjëherë pas suksesit në Romë. - Fituam të gjithë të bashkuar. Unë kam në dispozicion futbollistë të jashtëzakonshëm që luajtën të gjithë për një dhe një për të gjithë. Këto janë rezultatet kur talenti vihet në shërbim të skuadrës. Ndoshta këta lojtarë do të shpalleshin kampionë edhe me një trajner tjetër, por ndoshta do ta mbyllnin kampionatin në vend të katërt. Të gjithë kemi meritë të njëjtë, kur fitojmë dhe kur humbasim. Sivjet i fituam të gjitha, por jo gjithmonë do të jetë kështu”.

No comments:

Post a Comment