30 May 2009

Lionel Mesi: Fitore e rëndësishme, jam njeriu më i lumtur në botë :

Mesi zapton fronin e Kristianos". Këtë e shkruan "Marca", por e mendon e gjithë bota. Finalja e Romës ka vendosur, ashtu siç pritej, një verdikt të dyfishtë: Champions-in për Barçën dhe "Topin e Artë" për argjentinasin, i cili u përball në Olimpiko me rivalin më të madh të sezonit të kaluar në garën për trofeun e futbollistit më të mirë, Kristiano Ronaldon. "Është fitorja më e rëndësishme e jetës sime", ka thirrur Mesi me sytë nga qielli, "jam njeriu më i lumtur në botë". Ronaldo është dorëzuar: "Luajtën më mirë se ne". Por Mesi ka bërë shumë më shumë, ka realizuar një gol të mrekullueshëm, që ka mbyllur ndeshjen dhe i ka dhuruar trajnerit të ri Guardiola një tripletë të jashtëzakonshme, në vitin e tij të parë në pankinën e katalanasve. "Jam i lumtur për veten, për familjen time, për vendin tim". Talenti argjentinas ka marrë gjithçka: Champions-in, dhe titullin e golashënuesit më të mirë. Në dhjetor do të tërheqë edhe titullin e "France Football". Shtypi spanjoll, një ditë pas triumfit, nuk ka hezituar ta përkufizojë si "lojtari më i mirë në botë
postuar nga danny

No comments:

Post a Comment