28 May 2009

Ferguson: Barcelona e meritoi fitoren

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka pranuar humbjen duke thënë se Barcelona ishte ekip më i mirë dhe meritoi të fitojë finalen e Ligës së Kampionëve.

"Një gol i Samuel Eto'o dhe një tjetër nga Lionel Messi, i sollën edhe titullin e tretë të sezonit Barcelonës, dhe Ferguson mendon se kjo ishte plotësisht e merituar
“Mendoj se goli i parë ishte vrasës, sulmi i parë që ata patën, shënuan, dhe kjo ishte një fillim i keq i ndeshjes për ne. Filluam shkëlqyeshëm, me shumë besim, por u nervozuam ca më pas dhe kur ata shënojnë, ata mund ta mbajnë topin gjithë natën dhe ne thjesht nuk e kishim mjaftueshëm”, ka thënë Ferguson për Sky Sports.
“Kishin disa gjysmë-raste të mira në pjesën e dytë, dhe mbase mund t’ia kishim dalë më mirë, por me të drejtë ne u mposhtëm nga një ekip më i mirë. Nuk ishim në formën më të mirë, por pas golit të parë ishte edhe më vështirë”, ka shtuar skocezi pas ndeshjes.

No comments:

Post a Comment