28 May 2009

Pique: Ka qenë një sezon i ëndrrave

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gerard Pique, ka thënë se ky ishte një sezon i ëndrrave për ekipin e tij të ri, pasi Barcelona mposhti mbrëmë Manchester United për të fituar titullin e Ligës së Kampionëve.

“Ishte i veçantë pasi luajtëm vërtet mirë dhe merituam të fitojmë. Barcelona gjithmonë ka qenë klubi im, që kur isha i ri, andaj kjo e bën këtë edhe më të veçantë”, ka thënë Pique pas ndeshjes.
“Më vjen keq për Manchester United, pasi ata janë vërtet miq të mirë të mi. Që kur kam arritur këtu, e dija se ishte vendimi i duhur. E dija se ishin ekip i shkëlqyeshëm. Ka qenë një sezon i ëndrrave”, ka shtuar spanjolli.

No comments:

Post a Comment