26 May 2009

Ferdinand do të hapë restorant me emrin Roma

Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, dëshiron të hapë një restorant italian me emrin e qytetit ku do të zhvillohet finalja e nesërme e Ligës së Kampionëve.

Anglezi, 30-vjeçar, dhe miq të tij dëಶಿರೋ në ta hapin “Bella Roma”, që do të thotë “Roma e Bukur”, në një rrugë në afërsi të Manchesterit këtë verë.
Por kjo do të mund të ishte një auto-gol nga Ferdinand, nëse Manchester United nuk arrin ta mposhtë Barcelonën në Romë.
“Nëse United fiton në Romë, restoranti do të rikujtojë këtë mbrëmje fantastike. Por sigurisht se nuk do ta dëshironi fjalën Roma në të ardhmen, nëse ata mposhten. Atëherë do të mund të vizitoheni nga shumë përkrahës të Manchester Cityt dhe Liverpoolit, dhe t’i leni jashtë fansat e United”, ka thënë burimi.

No comments:

Post a Comment