28 May 2009

Kaka: Është me rëndësi të luajmë sërish në LK

Kaka, Foto: AP
Superylli i Milanit, Ricardo Kaka, e ka shprehur shqetësimin e tij për formën e dobët të Rossonerëve, para ndeshjes së të dielës kundër Fiorentinës, pasi që fitorja është e domosdoshme për ta mbajtur pozitën e dytë në tabelë, me qëllim të kualifikimit direkt në Ligën e Kampionëve. “Kjo është një javë shumë e veçantë dhe delikate. Po kalojmë nëpër një periudhë të vështirë dhe duhet doemos ta tejkalojmë këtë dhe të rikthehemi në Ligën e Kampionëve”
“Finalja e djeshme ndërmjet Barcelonës dhe Manchester Unitedit na motivoi edhe më shumë, sepse dëshirojmë t’i kemi sërish ato emocione dhe atë presion, dhe të fitojmë sërish”.
“Na ka mbetur vetëm një ndeshje dhe nuk duhet të shmangemi nga objektivi ynë, sepse është shumë me rëndësi të luajmë sërish në Ligën e Kampionëve”, është cituar të ketë thënë braziliani për faqen zyrtare të Rossonerëve.

No comments:

Post a Comment