25 May 2009

Iniesta: Mesi është futbollisti më i mirë në botë

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta beson se nuk kanë bazë zërat që thonë se Lionel Mesi e ka të vështirë të luajë ndaj skuadrave angleze. Mesi gjatë këtij edicioni është në formë të shkëlqyer, duke shënuar 37 gola në të gjitha garat, por në dy ndeshjet gjysmëfinale ndaj Çelzit ai nuk u vërejt thuajse fare.

Megjithatë, Iniesta ka paralajmëruar Mançester Junajtedin, duke thënë se ylli argjentinas është i aftë për të shpërthyer çdo mbrojtje. "E di se disa njerëz mendojnë se Leo ka luajtur dobët në ndeshjet ndaj Çelzit dhe ndoshta nuk mund të luajë mirë ndaj skuadrave angleze. Por, kur dëgjoj fjalët e tilla e vetmja gjë që më shkon në mendje të bëjë është të qesh. Nëse tregoni vetëm një përqindje më të vogël të respektit se sa e meriton, atëherë sigurisht se do të pendoheni. Ai për mua është futbollisti më i mirë në botë. Nëse vazhdon të luajë si deri tash, ndoshta do të bëhet edhe futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Gjërat të cilat mund t'i bëjë ai me top, nganjëherë duken të pamundshme. Shumë futbollistë të Barcelonës kanë luajtur kundër futbollistëve më të mirë në botë, por disa gjëra të cilat i bënë Leo në stërvitje na tronditin të gjithëve", ka thënë Iniesta.

postuar nag danny

No comments:

Post a Comment