25 May 2009

Mourinho: Chelsea duhej të ishte në finale dhe jo Barcelona

Menaxheri i Interit, Jose Mourinho. Foto: AP
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, thotë se Manchester United duhej të përballej me Chelsean dhe jo me Barcelonën, në finalen e Ligës së Kampionëve.
"Këto komente portugezi i ka bërë në një kolumne në gazetën britanike Telegraph.
“Një gjë dua të them, Chelsea e meritoi finalen. Barça është një ekip i klasit, por ata nuk ishin më të mirë se Chelsea. A kishte vendime të gabuara? Po. A ishte Barcelona me fat? Po. Por ky vazhdon të jetë një super-ekip dhe ata vazhduan të besonin deri në sekondën e fundit”, ka shkruar portugezi.

“Lojtarët e Chelseat merituan të ishin të lumtur, ata pothuajse kanë qenë kampionë evropian gjatë pesë viteve të fundit dhe gjithmonë ka një lidhje të çuditshme ‘pothuajse’. Jam i dëshpëruar për ta, por Barcelona dhe Manchester United do t’i japin botës një finale të madhe”, ka shtuar më tej Mourinho.

No comments:

Post a Comment