25 May 2009

Ferguson shpreson se Evra do ta ndalojë Messin

Sir Alex Ferguson thotë se nuk përgatit ndonjë plan të veçantë për t’u përballur me Lionel Messi në finalen e Ligës së Kampionëve.

Skocezi pranon se argjentinasi është një prej sulmuesve më të rrezikshëm, por shpreson se Patrick Evra do të arrijë ta ndalojë Messin.

“Vitin e kaluar vareshim nga forma e Patrick Evra, dhe këtë vit po ashtu do të varemi nga kjo. Patrick është një lojtar fantastik, shumë i shpejtë nëpër gjithë fushën dhe kjo është më se e nevojshme kundër Messi, pasi edhe ai vetë është shumë i shpejtë”, thotë Ferguson.

“Kishte momente në Old Trafford kur nuk mund të bënim asgjë kur topi ishte në këmbët e tij dhe ai i sulmonte lojtarët tonë”.

“Duhet t’i jepet meritë për këtë, pasi kishte momente kur ne u mbështetëm në fat, se ai do të bëjë ndonjë pasim të gabuar, do të del para topin, ose diçka tjetër do të ndodhë”, ka shtuar skocezi.

Postuar:

No comments:

Post a Comment