28 May 2009

Barcelona e presidentit Laporta kete sezon i ka dhuruar shume kenaqesi jo vetem atij por edhe mijera tifozeve ne mbare boten.

Kupa e Mbretit, kampionati dhe finalja e Champions League jane rezultat i nje pune te madhe te bere nga disa djem te shkelqyer dhe per kete, Laporta ka menduar t’ua shperbleje me nje surprize.
Sipas gazetes “Sport”, shefi i klubit “blougrana” do prezantoje nje show ne kanalin zyrtar te Barcelones, te titulluar “La nit del lloro” qe do trajtoje risite me te fundit ne klubin katalanas.
Po sipas gazetes “Sport”, kjo ide eshte hedhur nga vete presidenti Laporta, i cili synon te afroje sa me shume tifozet “blougrana” te njihen me vlerat e verteta te skuadres legjendare te Katalonjes.

postuar nga danny

No comments:

Post a Comment