31 May 2009

Fabregas: Kush nuk do të dëshironte tash te luante te Barcelona

Mesfushori i Arsenalit, Çesk Fabregas ka dhënë një deklaratë për mediat angleze, e cila sërish do t’i nxisë spekulimet rreth të ardhmes së tij. Ai në këtë deklaratë ka lavdëruar skuadrën e Barcelonës dhe ka thënë se si çdo futbollist tjetër, edhe ai do të dëshironte të ishte pjesë e kësaj skuadre.

"Kush është ai futbollist i cili nuk do të dëshironte të luante në një skuadër të tillë në këtë moment? Ata sigurisht janë skuadra më e mirë që kam parë ndonjëherë, kurse atje kam edhe shumë shokë, të cilët më tregojnë shumë gjëra të mira. Natyrisht se ua kam zili, në sensin pozitiv, për shkak të mënyrës se si luajnë. Çdo futbollist e ka ëndërr të luajë në një skuadër të tillë", ka pohuar Fabregas

No comments:

Post a Comment