Anësori i Liverpoolit, Albert Riera, thotë se vetëbesimi po rritët në mesin e bashkë-lojtarëve të tij, të cilët shpresojnë se do të arrijnë të mposhtin Manchester United në luftë për titullin e Premierligës.
Të kuqtë janë duke marrë frymë më lirshëm pasi ngushtuan diferencën me kampionin në fuqi në vetëm një pikë. Liverpooli mposhti Manchesterin dhe Aston Villan në dy ndeshjet e fundit dhe Riera beson se ekipi i tij do t’ia dalë në tentimin për të fituar titullin këtë sezon.
“Liverpooli po luan vërtet shumë, shumë mirë për momentin. Sezoni është vërtet i komplikuar dhe duhet të luani mirë edhe atë dhjetë muaj në një nivel shumë të lartë dhe kjo ndonjëherë është shumë, shumë e vështirë”, ka thënë Riera.
“Tash jemi në një pozitë më të mirë, shumë të përshtatshme për të luftuar për titullin. Jemi një pikë prapa Manchesterit dhe jemi shumë të bindur se ky është momenti më i rëndësishëm”, shton spanjolli.
25 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment