25 March 2009

Veron: Messi është më i miri në botë

Veron dhe MEssi, Foto: Daylife
Edhe një tjetër lojtar iu është bashkëngjitur zërave të cilat pohojnë që Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë, dhe ky është bashkëkombësi i tij Juan Sebastian Veron.
“Tani për tani, Messi është lojtari më i mirë në botë dhe kur ekziston një lojtar që i ka këto karakteristika, është e zakonshme që të gjithë mundohen të luajnë si ai”. “Dy vitet e fundit ai është pjekur mjaft si lojtar, sepse ka fituar shumë përvojë”, ka deklaruar Veron për “TyC Sports”.

No comments:

Post a Comment