24 March 2009

Kambiaso, tek Interi deri në vitin 2014

Esteban Kambiaso ka rinovuar kontratën e tij me Interin deri në vitin 2014. Kjo është bërë e ditur nga klubi zikaltër nëpërmjet një njoftimi për shtyp. "Më bëhet qejfi për këtë gjë - ka komentuar Masimo Morati -, si për ne, edhe për atë. Jemi shumë krenarë që kemi një lojtar dhe një njeri të tillë në skuadrën tonë". Presidenti i zikaltërve ka sqaruar disa gjëra në lidhje me deklaratat e kohëve të fundit për të ardhmen e Ibrahimoviçit: "Nuk besoj se bëhet fjalë për çështje parash. Ai ka vetëm ambicie, i ka ardhur keq për ato që kam thënë unë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, por iu referova të gjithëve. Mesa duket, edhe Zlatan ka reaguar njësoj si unë pas atij zhgënjimi. Ibra ka një marrëdhënie të mirë me Murinjon dhe me klubin. Ndoshta dëshiron të largohet për të fituar Ligën e Kampionëve, por është shumë e vështirë të gjesh një klub që mund të jetë i gatshëm të shpenzojë... Pastaj mund të ndodhë që Ibra të largohet dhe Ligën e Kampionëve ta fitojmë ne të Interit, prandaj ndodh që në jetë të bësh disa ndryshime për të cilat mund të pendohesh më vonë. Mes nesh ekziston një vlerësim reciprok, sepse ai është një njeri shumë i aftë dhe një profesionist i shkëlqyer. Mjafton të bisedojmë dhe jam i sigurt se do të merremi vesh", ka përfunduar presidenti.

No comments:

Post a Comment