25 March 2009

Drogba i hapur për t’i filluar bisedimet me Chelsean

Agjenti i Didier Drogbas, Thierno Seydi, thotë se klienti i tij dëshiron t’i fillojë bisedimet për vazhdimin e kontratës me Chelsean.
Drogba ishte afër largimit nga Blutë gjatë kohës kur Luiz Felipe Scolari ishte trajner, për shkak të raporteve të këqija me brazilianin.
"Mirëpo që nga ardhja e Guus Hiddink, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë po i kthehet formës së tij. Prandaj 30-vjeçari është shprehur i gatshëm që të heqë dorë nga klubet tjera për të qëndruar në Satmford Bridge.
“Ai është i lumtur sërish, po luan mirë dhe është kthyer në formë. Golat e shënuar tregojnë se ai po kënaqet me futbollin. Nëse Chelsea bën një ofertë të re për vazhdimin e kontratës, ne do ta shqyrtojmë dhe do të vendosim për të ardhmen”, ka thënë Seydi.

No comments:

Post a Comment