25 March 2009

Evra: United nuk do të gabojë më shumë

Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, është i bindur se Djajtë e Kuq do të arrijnë të rikthejnë formën pas dy humbjeve radhazi ndaj Liverpoolit dhe Fulhamit.
Manchesteri kryeson tabelën e Premierligën, por tash me vetëm një pikë para Liverpoolit pas dy dështimeve të fundit, edhe pse me një ndeshje më pak të zhvilluar.
"Por francezi i lindur në Senegal thotë se humbjet janë diçka me të cilën ekipi i tij nuk është mësuar, dhe është i bindur se ata do t’u rikthehen fitoreve shumë shpejt.
“Në tri vite, kjo është hera e parë që kam shijuar dy humbje radhazi. Jam i sigurt se ishte vetëm një aksident i vogël”, ka thënë mbrojtësi francez për L'Equipe

No comments:

Post a Comment