25 March 2009
Iniesta: Shpresoj të rikuperohem sa më shpejtë
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, të martën ka udhëtuar në Madrid për t’iu bashkëngjitur skuadrës së Përfaqësueses spanjolle, edhe pse ai pritet të mungojë në ndeshjet e kombëtares së tij për shkak të lëndimit.
24-vjeçari u lëndua në ndeshjen e fundjavës që shkoi kundër Malagas në La liga dhe pritet të qëndrojë jashtë fushe për dy javë. “E kisha patjetër të vija sepse unë jam grumbulluar me Përfaqësuesen. Kemi folur për lëndimin dhe shpresoj të rikuperohem sa më shpejtë që është e mundur”. “Jam i zemëruar për këtë lëndim. Do ta kem vështirë të qëndroj si spektator. Megjithatë shpresoj të rikuperohem shpejt dhe të jem i gatshëm të luaj për Barcelonën në Primera Division dhe në Ligën e Kampionëve”, është shprehur spanjolli për “Las Rozas”.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment