Sipas gazetës romake "Corriere dello Sport", pasanikët e Manchester Cityt kanë gati ofertën prej 14 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e portierit të Romës, Doni.
Doni është transferuar në kryeqytetin italian nga skuadra Juventude në vitin 2005, por kohëve të fundit tifozët e Romës e kanë akuzuar, sidomos gjatë mbrojtjes së penalltive kundër Arsenalit me ç’rast nuk u tregua i aftë që t’ia sigurojë Romës një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
"Nëse Roma dështon të sigurojë një vend që çon në Ligën e Kampionëve këtë sezon, atëherë pritet që drejtuesit e Giallorossëve të largojnë disa lojtarë nga skuadra, ndërsa njëri prej tyre mund të jetë portieri Doni.
27 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment