Dyshja e Chelseat, Didier Drogba dhe Salomon Kalou, kanë shprehur zemërimin e tyre pas vdekjes së 19 tifozëve të Bregut të Fildishtë në fitoren 5-0 ndaj Malavit.
Incidenti ndodhi para ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2010 në stadiumin Felix Houphouet-Boigny, kur një murrë ra duke shkaktuar panik në mesin e tifozëve. Kjo ndodhi për shkak se në stadiumin me kapacitet 35 mijë vetë, kishin hyrë 50 mijë fansa.
“Jam i tronditur nga kjo që ka ndodhur, është vështirë për tu përballuar. Futbolli është asgjë kur flitet për vdekjen e 19 njerëzve, kur ndodhin gjëra të tilla, kjo bën të kuptosh se sa njerëzit janë të dhënë pas vendit të tyre, ekipit të tyre”, ka thënë Drogba.
“Jam i tronditur. Ngushëlloj familjet e tyre, paqja qoftë mbi ta”, ka shtuar Kalou.
31 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment