25 March 2009

Lippi do të startojë me tre sulmues

Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka vendosur që ndeshjen e të shtunës kundër Malit të Zi ta fillojë me tre sulmues, Fabio Quagliarella, Antonio Di Natale dhe Vincenzo Iaquinta.
Sportmediaset.it njofton se Lippi ka vendosur për njëmbëdhjetëshin bazë me të cilën do ta fillojë ndeshjen kundër Malit të Zi të shtunën në Podgoricë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2010.
"Formacioni i mundshëm i Italisë (4-3-3): Gianluigi Buffon- Gianluca Zambrotta, Fabio Cannavaro, Giorgio Chiellini, Fabio Grosso- Angelo Palombo, Daniele De Rossi, Andrea Pirlo- Fabio Quagliarella, Antonio Di Natale dhe Vincenzo Iaquinta.

No comments:

Post a Comment