25 March 2009

Seedorf: Edhe një trofe të LK

Edhe pse e ka fituar katër herë titullin e Ligës së Kampionëve, mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, dëshiron ta ngrejë edhe njëherë trofeun para se ta përfundojë karrierën e tij si futbollist.
“Pasi ta fitoj titullin e pestë të Ligës së Kampionëve, do ta përfundoj karrierën si futbollist, ose eventualisht do të luajë edhe një vit pas”. “Titulli i pestë i Ligës së Kampionëve është ëndrra ime. Është e vetmja ëndërr që e kam për ta realizuar”. “Dëshiroj të arrij edhe në nj finale, ta fitojë edhe një trofe, dhe pastaj mund ta shikoj karrierën time dhe të them se kam kaluar një rrugë të bukur”, ka thënë holandezi për “La Repubblica”.

No comments:

Post a Comment