24 March 2009

Zenit interesohet për Adrianon

E ardhmja e sulmuesit brazilian Adriano tek kampioni i Italisë, Interi, vazhdon të mbetet e pasigurt, derisa për shërbimet e tij i interesuar është edhe fituesi i Kupës UEFA, Zenit St Petersburg.
Tuttosport shkruan se sulmuesi brazilian i ka thënë agjentit të tij, Gilmar Rinaldi, se ai është duke menduar largimin nga Interi.
"Rinaldi ia ka përcjellë lajmin edhe drejtorit të Interit, Marco Branca, si dhe faktin se disa klube rivale janë të interesuara për sulmuesin.
"Në mesin e të interesuarve është edhe klubi rus Zenit St Petersburg, që tashmë ka rënë në kontakt me Rinaldin dhe është shprehur i gatshëm të transferojë brazilianin.

No comments:

Post a Comment