25 March 2009

Milani i pakënaqur me Ronaldinhon

Milani thuhet se nuk është i kënaqur me përpjekjet e Ronaldinhos gjatë stërvitjeve, fakt që tregon edhe pse lojtari nuk gëzon një formë të mirë.
Mediat italiane kanë shkruar se trajnerët e Milanit janë të pakënaqur me punën e brazilianit, i cili raportohet se nuk jem maksimumin në fushë gjatë stërvitjeve.
“Lojtarët si Ronaldinho bazohen vetëm në talent, duke menduar se kjo është diferenca. Sidoqoftë në futboll nuk mund të jeni në formë nëse nuk punoni shumë, atëherë nuk do të mund të shkëlqeni gjatë ndeshjeve”, citohet të ketë thënë Ancelotti.
"Pavarësisht formës së tij jo aq të mirë për klubin e tij, trajneri brazilian Carlos Dunga e ka ftuar mesfushorin për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës Botërore kundër Ekuadorit dhe Perusë.

No comments:

Post a Comment