24 March 2009

Xhilardino, dy javë jashtë

Fiorentina ka konfirmuar se Alberto Xhilardino do të jetë jashtë fushave të lojës për dy javë, pas përgjigjes së analizave të djeshme. Sulmuesi ka dalë nga fusha duke çaluar në ndeshjen e së dielës përballë Sienës. Ai nuk e ka pasur të mundur të vazhdonte, teksa është konfirmuar se ka pësuar një dëmtim muskulor. Analizat e djeshme kanë nxjerrë shkallën e dëmtimit. Kështu, “bomberi” do të jetë jashtë fushave për të paktën dy javë. Një deklaratë në faqen zyrtare të klubit thotë: “Fiorentina mund të konfirmojë se testet kanë treguar një dëmtim të shkallës së parë në kavilje. Koha e rikuperimit do të jetë rreth dy javë”. Ky dëmtim do t’i kushtojë shtrenjtë Xhilardinos, pasi tani nuk do të ketë mundësi të luajë për ndeshjet kualifikuese të kampionatit botëror me Italinë e Lipit përballë Malit të Zi dhe Irlandës. Gjithashtu, sulmuesi do të mungojë në ndeshjet përballë Atalantës dhe Kaljarit për kampionatin italian.

No comments:

Post a Comment