Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, thotë se loja e tij tek klubi spanjoll është përmirësuar në krahasim me atë tek Arsenali.
Henry pati një periudhë fantastike nën fanellën e Arsenalit, por në fillim të transferimit të tij tek Barcelona nuk arriti të gjendej mirë. Francezi megjithatë thotë se loja e tij së fundi është përmirësuar dukshëm.
“Jam duke i kaluar momentet më të mira në karrierë. Luaj për ekipin më të mirë në botë dhe kam edhe dy vite nga marrëveshja ime. Jam përmirësuar në lojë”, ka thënë Henry.
“Në Arsenal më duhej të koncentrohem vetëm në rolin e sulmuesit. Këtu duhet edhe të mbrohem dhe të jem efektiv në sulm. Për këtë duhet më shumë punë dhe energji”, ka shtuar francezi.
25 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment