26 February 2009

real-m 0-1liverpool me golen e beanyon

Një gabim në mbrojtje i ka kushtuar me humbje minimale ekipit të Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve përballë Liverpoolit në Bernabeu.
Anësori Yossi Benayoun ishte autori i golit të vetëm në ndeshjes, që i dha fund edhe nëntë fitoreve radhazi të Realit. Pas një harkimi të Fabio Aurelio, topi gjeti kokën e izraelitit, i cili dërgoi atë në rrjetën e Iker Casillas, tetë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes (82’).
Real Madridi ishte ekipi më ofensiv gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, me tentimet e Arjen Robben që paraqitën kërcënim serioz për mysafirët, por dyshja sulmuese Raul dhe Gonzalo Higuain dështuan të gjejnë hapësirë në ballë të golit të portierit Pepe Reina.
Liverpooli doli në fushë pa kapitenin Steven Gerrard, ndërsa humbi sulmuesin Fernando Torres, i cili pësoi një lëndim në pjesën e dytë të ndeshjes, megjithatë bëri një paraqitje trimërore dhe të vendosur.
Liverpooli pati edhe dy rastet më të pastra në ndeshje, që në pjesën e parë të ndeshjes. Një goditje në kënd e Fernando Torres u bllokua nga portieri Iker Casillas, i cili arriti të mbrojë edhe një tentim të përkryer nga largësia të Xabi Alonsos.Me këtë fitore Liverpooli do të jetë favoriti kryesor për të siguruar vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas dy javës në Anfield do të ketë edhe përparësinë e fushës vendore krahas një goli epërsie.

No comments:

Post a Comment