26 February 2009

Henry: Lyon zhvilloi ndeshje shumë të mirë




Lojtari i cili barazoi shifrat në Stade Gerland, Thierry Henry, i ka dhënë komplimente lojës së kundërshtarit të të martës mbrëma, Olympique Lyonnais.
“Unë e njoh shumë mirë kualitetin e Lyonit. Ne e dinim se nuk duhej t’i jepnim mundësi Juninhos që të gjuante nga gjuajtja e lirë, ndërsa ai arriti të shënojë nga një kënd shumë i vështirë”.
“Në pjesën e parë vërtet vuajtëm, sepse Lyoni po luante shumë mirë. Ndërsa në pjesën e dytë vazhduam të luajmë lojën tonë duke mos krijuar panik, dhe filluam t’i shtonim sulmet, që në fund arritëm të barazojmë”, ka thënë sulmuesi i Barcës

No comments:

Post a Comment