27 February 2009

Eto’o, futbollisti-koleksionist

Eto’o, futbollisti-koleksionist


Pervec futbollit, Samuel Eto’o ka nje pasion te madh edhe per boten e automobilave.
Futbollisti i Barcelones nuk eshte i zoti vetem para portes kundershtare, pasi pothuajse te njejtin pasion fsheh edhe per makinat e luksit dhe sipas te dhenave, ai posedon 17 te tilla. Mes emrave me prestigjoze ne garazhin e tij renditen, Bentley, Mercedes, Hummer dhe Ferrari.
Dhurata e fundit qe kamerunasi i ka bere vetes eshte pikerisht nje Ferrari F430 Scuderia, model i ndertuar ne baze te preferencave te futbollistit. Kjo deshire i ka kushtuar atij 230 mije euro.
“Me pelqen t’i shikoj, nderroj dhe ngas. Kur hipi ne makine morali me rritet shume, prandaj kam shume te tilla ne shtepi”, shprehet sulmuesi katalanas. Nderkohe, nje tjeter passion i tij jane edhe celularet, pasi ne shtepine e tij ka koleksionuar rreth 400 te tille.

No comments:

Post a Comment