28 February 2009

Lampard dërgon Chelsean në pozitën e dytë

Mesfushori Frank Lampard ka shënuar në momentet e fundit të ndeshjes për t’i dhënë tri pikë të rëndësishme Chelseat në përballje me Wigan Athletic, të cilat pikë e ngritin klubin londinez në pozitën e dytë të Premierligës.
Blutë kaluan në epërsi që në pjesë të parë me anë të një goditjeje të shkëlqyer të kapitenit John Terry (25’), por mysafirët e palodhshëm nuk u dorëzuan dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen tetë minuta para fundit të ndeshjes, kur Olivier Kapo shënoi golin e barazimit.
Por kur u duk se gjithçka do të përfundonte me ndarje pikësh, ishte Frank Lampard i cili u gjend në momentin e duhur për të shënuar me kokë, në minutën e parë të kohës shtesë, duke ruajtur tri pikët në Stamford Bridge.
Me këtë fitore Chelsea grumbullon 55 pikë në vendin e dytë, sa ka edhe Liveprooli që zbret në të tretin pas humbjes në fushë të Middlesbrough. Manchester United mbetet lider me 62 pikë dhe një ndeshje më pak.

No comments:

Post a Comment