26 February 2009

Lyon - FC Barcelona 1 - 1 Barcelona nuk shkëlqen aq mir

Takimi i zhvilluar në Stade Gerland ndërmjet Lyonit dhe Barcelonës ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1. Blaugranët konsideroheshin favoritë në këtë përballje duke pasur parasysh se ndesheshin me një skuadër me nivel më të ulët futbolli, mirëpo vendasit u treguan kundërshtar i fortë duke shënuar të parët. Në minutat e para të ndeshjes (7’), u akordua një gjuajtje e lirë në favor të skuadrës franceze, të cilën e shndërroi në gol, kush tjetër pos brazilianit Juninho. Mysafirët nga Camp Nou arritën t’i barazojnë shifrat në pjesën e dytë (67’), ndërsa golashënues ishte francezi Thierry Henry, i cili me kokë e mposhti portierin Hugo Lloris. Një gol i shënuar në fushën kundërshtare e favorizon Barcelonën. Duke llogaritur formën e shkëlqyer që tregojnë katalunasit para publikut të vet, favorit për të vazhduar në çerekfinale vazhdon të jetë Barcelona. lojtart e barcelones qe lujten FC Barcelona: Valdés, Alves, Piqué, Márquez, Puyol, Xavi, Touré, Busquets (Keita 76'), Messi, Eto'o, Henry golat: 1-0 Juninho (7'), 1-1 Henry (66') - VIDEO <

1 comment: