27 February 2009

Në një intervistë të publikuar në 'La Vanguardia', Thierry Henry është pyetur se si është adaptuar me jetën në Barcelonë





dhe përgjigja e tij ishte më shumë se befasuese, Francezi tha: "Çka mendoj unë është kjo: Katalunia nuk është Spanjë, është një gjë tjetër dhe ne duhet ta ndiejmë këtë. Barça është një histori tjetër. Kur kam ardhur nga Arsenal jam befasuar kur kam parë aq shumë njerëz, është shokuese."
Në intervistë u pyet gjithashtu për Pep Guardiolën dhe Henry tha: "Mos u mërzisni për asgjë, ai është një fitues dhe ai ka në mendje vetëm idenë e fitores."

"E dua këtë qytet, tash jemi në Shkurt dhe çfarë dielli. Ka qenë vështirë vitin e kaluar, njerëzit në qytet, ata gjithmonë të kanë inkurajuar. Këtu jetoj mirë, ushqehem mirë," tha Henry kur u pyet se a do të tërhiqet nga futbolli në Barcelonë.

No comments:

Post a Comment