27 February 2009

Liverpool humbet serish sulmuesin Torres

Probleme pa fund per sulmuesin kryesor te Liverpool, Fernando Torres.
Bomberi iberik eshte demtuar per te disaten here ne ndeshjen ne mbremjes se djeshme kunder Real Madrid edhe pse ai u kthye para pak kohesh nga nje demtim jo shume i lehte. Mbremje ferri ne “Bernabeu” per ish lojtarin e Atletico Madrid, pasi pervec fikshkellimave te shumta sa here ai kapte top, eshte zevendesuar ne minuten e 62-te nga Babel per shkak te nje demtimi.
Sipas te dhenave te para, biondi iberik do humbase disa ndeshje, ndersa ne takimin e kthimit kunder Real Madrid nuk do te jete. Ky sezon per Torres ka shenuar plot ulje e ngritje per shkak te demtimeve qe e kane kushtezuar shume karrieren e tij.

No comments:

Post a Comment