27 February 2009

Milito kthehet pas 9 muajve

Nëntë muaj pas operimit në këmbë, Gaby Milito përfundimisht është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës. Guardiola ka 22 lojtarë nën dispozicion për tu përgaditur pë ndeshjen me Atletico Madrid. Iniesta u stërvit veçmas pasi është i lënduar.
Të gjithë sytë janë drejtuar drejt një njeriu sot, Gaby Milito. Kanë kaluar nëntë muaj që nga koha kur ai ka filluar të rikuperihet, por Argjentinasi më në fund tash është i gatshëm të stërvitet së bashku me shokët e tjerë të skuadrës në kushte të njejta. Milito bëri ndërhyrje kirurgjike më 13 Maj, 2008 pasi dëmtoi ligamentet në këmbën e tij të djathtë më 29 Prill në Gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester UTD. Kështu, tash Guardiola mund të llogarisë në të gjithë lojtarët përveq Andres Iniestës i cili po stërvitet veçmas dhe do të kthehet javën e ardhshme kurse mungesa tjetër është Abidal i cili do të mungojë për rreth dy muaj.

No comments:

Post a Comment