27 February 2009

Ramos: Reali duhet t’u kthehet fitoreve


Trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, shpreson që skuadra e tij të shënojë fitore kundër Espanyolit të shtunën mbrëma, me qëllim që ta rikthejë moralin e humbur pas ndeshjes kundër Liverpoolit.
“Do të provojmë ta zgjasim formën tonë të mirë që e kemi shfaqur në La Liga. Secila ndeshje në Ligë e ka rëndësinë e vet, prandaj nëse jemi seriozë për ta arritur Barcelonën, atëherë duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”

“Pas ndeshjeve në Evropë lojtarët zakonisht lodhen shumë, por mendoj se entuziazmi i tyre do ta mposhtë lodhjen”.

“Është e zakonshme që ndjehemi të dëshpëruar për humbjen (nga Liverpooli), mirëpo duhet ta lëmë pas vetes atë humbje dhe të mendojmë për ndeshjet e radhës”, ka thënë Ramos

No comments:

Post a Comment