27 February 2009

Eto’o: Kurrë nuk do të rikthehem në Real Madrid



Samuel Eto'o, i pyetur në lidhje me zërat që qarkullojnë rreth mundësisë së rikthimit tek Real Madrid, nëse Florentino Perez rikthehet në Santiago Bernabeu, ai përgjigjet:
“Faza ime e jetës tek Real ka përfunduar, megjithëse jam falenderues për atë çfarë kanë bërë për mua dhe familjen time".
“Më përlqen këtu dhe nëse një ditë do të më duhet të largohem, nuk do të jetë Bernabeu destinacioni im. Kurrë nuk do t'i hidhëroja fansat e Barçës me rikthimin tim në Madrid. Mund të them tani që jam në klubin më të mirë në botë".
Eto’o gjithashtu flet në lidhje me dy shokë të tij të cilët i mbronë dhe i mështetë, Victor Valdes dhe Raul: “Kam marrëdhënie shumë të mira me Iker Casillas, por unë them se Valdes është portieri më i mirë në botë. Në lidhje me Raul, ai ka bërë më shumë se që duhet për t'u rikthyer në ekipin kombëtar të Spanjës".

No comments:

Post a Comment