25 July 2009

Zyrtare: Ibra të dielën në Barcelonë për ekzaminime mjekësore

Zlatan Ibrahimovic, Foto: Getty Images
Në një deklaratë zyrtare, Barcelona ka njoftuar se të dielën Zlatan Ibrahimovici do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore te klubi katalunas, para se të nënshkruajë kontratën dhe ta kompletojë transferimin e tij në Camp Nou.
Ibracadabra ka arritur marrëveshje me Barcën për detajet personale të kontratës, ndërkohë që Barcelona dhe Interi, po ashtu janë marrë vesh për transferimin, kështu që hapi i fundit para nënshkrimit janë ekzaminimet mjekësore.
“Zlatan Ibrahimovic do të arrijë në Barcelonë të dielën për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore te Blaugranët, sepse secili lojtar që transferohet duhet ta bëjë këtë”.
“Pasi që Barcelona ka arritur marrëveshje me Interin për të nënshkruar me lojtarin suedez, tani ai duhet t’i nënshtrohet një serie testesh mjekësore para se të nënshkruajë dhe t’i bashkohet klubit”.
“Nga ana tjetër, Barcelona u ka dhënë leje Samuel Eto'o-s dhe Aliaksandr Hlebit, të cilët janë përfshirë në transferet e fundit, që të udhëtojnë në Milano dhe t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore tek Interi”, shkruan në deklaratën zyrtare të Barcelonës.

No comments:

Post a Comment