11 July 2009

Lorente :s'ka ofertë të Barcelonës për Villan

Presidenti i Valencias, Manuel Llorente, thotë se asnjë ofertë nuk ka arritur për sulmuesin David Villa.

“Jo, nuk ka asgjë të re. Ne nuk kemi marrë oferta për Villan, andaj nuk kemi asgjë për të thënë. Gjithë kjo po bëhet shumë e mërzitshme”, ka thënë Llorente.
"I pyetur për komentet e fundit të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, se blaugranët kanë dërguar ofertë të re, Llorente është përgjigjur: “Atëherë pyeteni Laportën. Nëse ai ka bërë ofertë, ai e din. Unë përsëris se ne nuk kemi pranuar asgjë”.

No comments:

Post a Comment