11 July 2009

Barca interesohet për Guizan


Sulmuesi i Fenerbahces, Dani Guiza, është njëri nga lojtarët që kërkohet nga skuadrat spanjolle gjatë këtij afati kalimtar.
"Sezonin e kaluar Guiza kaloi nga Mallorca te skuadra turke për shifrën prej 17.5 milionë eurosh, mirëpo ai nuk është i lumtur në skuadrën e tij aktuale, kështu që disa skuadra nga La Liga janë të vendosura që ta kthejnë atë në vendlindje.
"Valencia dhe Atletico Madridi janë klubet e interesuar për shërbimet e spanjollit, ndërsa “RAC-1” njofton se Barcelona ka shfaqur sërish interesim për Guzan, mirëpo veç skuadrave spanjolle, trekampioni do të përballet edhe me konkurrencën e Manchester Cityt dhe Zenit St. Petersburgut që po ashtu janë të interesuara për të fituar shërbimet e Guizas

No comments:

Post a Comment