13 July 2009

Laporta: Marrëveshje me Keirrison është afër mbylljes

[Palmeiras-06-Keirrison.jpg]
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka zbuluar se në ditët e ardhshme pret të përmbyllë marrëveshjen me sulmuesin brazilian të Palmeiras, Keirrison.
“Ne jemi afër për të mbyllur kontratën me Keirrison, pasi tashmë ka një para-marrëveshje të realizuar. Keirrison është një lojtar të cilin e kemi përcjellë një kohë të gjatë dhe presim ta zbulojmë si përforcim sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Laporta.
"Javën e kaluar presidenti i blaugranëve deklaroi se po të ishte gjithçka në duar e tij, ai nuk do ta ndryshonte aspak formacionin e sezonit të kaluar.

No comments:

Post a Comment