06 November 2009

Moratti: Tash radhën e ka Barcelona

Massimo Moratti, Foto: Il Caso

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është i bindur se skuadra e tij do ta mposhtë Barcelonën në ndeshjen e radhës të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Zikaltrit janë në krye të Grupit F pas fitores sensacionale kundër Dynamo Kievit, mirëpo ende nuk e kanë të siguruar kualifikimin, por këtë do ta bënin nëse e mposhtin Barcelonën më 24 nëntor në Camp Nou.
“Tash duhet të shkojmë te Barcelona dhe të fitojmë. Mendoj se skuadra është e aftë për ta bërë këtë”, ka thënë Moratti

No comments:

Post a Comment