03 November 2009

Casillas: Xavi dhe Iniesta më të vlefshëm se Messi

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas (Topnews)
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka mbështetur dyshen e Barcelonës, Andres Iniesta dhe Xavi për të fituar Topin e Artë.
Casillas është i lumtur që sheh aq shumë spanjollë në mesin e të nominuarve dhe i vlerëson bashkëkombësit e tij Iniesta dhe Xavi si më të vlefshëm se bashkëlojtari i tyre Lionel Messi.
“Nëse unë do të mund të votoja, do t’ia jepja trofeun Xavit ose Iniestas, pasi ata e meritojnë më shumë këtë çmim dhe janë shokë të mi. Andreas dhe Xavi kanë fituar kampionatin evropian, derisa Messi ende nuk ka fituar titull me Argjentinën”, ka thënë Casillas./

No comments:

Post a Comment