17 June 2009

Valdano: Barcelona ka ofertë më të mirë për Vilën tani

Barcelona ka kaluar Real Madridin dhe gjith te tjeret me oferten per sulmuesin Spanjol David Villa Barcelona ka ofruar 50 milion euro dhe Bojan krkic poashtu dhe Martin Caceres...
Pas blerjeve të mëdha si Kaka dhe Kristiano Ronaldo, Reali i Madridit ishte favorit për të siguruar edhe shërbimet e futbollistit të Valencisë dhe kombëtares spanjolle, David Vila. Madje disa ditë më parë mediat spanjolle shkruanin se transferi i Vilës është vetëm çështje formaliteti.
Reali ka ofruar 40 milionë euro për blerjen e tij, mirëpo duket se transferimi i tij nuk është aq i lehtë sa mendohej. Në garë për të marrë shërbimet e këtij futbollisti ka hyrë edhe Barcelona, e cila ka ofruar 50 milionë euro, plus sulmuesin Bojan Kërkiq në huazim dhe Martin Kakeresin. Drejtori i Real Madridit, Horge Valdano e ka pranuar se oferta e Barcelonës është më e mirë. "Po të isha në vendin e drejtorit te Valencia, menjëherë do ta pranoja ofertën e Barcelonës. Nuk kam çfarë të them, përveç se ata kanë ofertë më të mirë dhe më atraktive", ka pohuar Valdano, duke shtuar: "Ka kohë që jemi në bisedime me Valencinë, por edhe pa hyrë Barcelona në garë ato u vështirësuan. Ditët e fundit erdhi deri te një mospajtim në lidhje me ofertën tonë dhe kërkesat e tyre.

No comments:

Post a Comment