15 June 2009

Kazorla: Për mua Iniesta është numër 1

Mesfushori i Vilarealit dhe i kombëtares së Spanjës, Santi Kazorla, e ka komentuar lajmin se Mançester Junajtedi ka pranuar ofertën e Realit prej 93 milionë euro për transferimin e Kristiano Ronaldos.

"Kristiano është njëri nga futbollistët më të mirë në botë. Nëse Reali ka pranuar të jap një shifër të tillë të parave për të, kjo do të thotë se ai vlen aq. Por, nëse unë do të kisha një shifër të tillë të parave, nuk do të kërkoja futbollist jashtë vendit. Në fakt, unë jam një ithtar i madh i Andres Iniestës, futbollist i cili do të na mungojë shumë në Kupën e Konfederatave, sepse është i lënduar. Për mua, Iniesta është numër 1 në rolin e tij. Kur keni në fushë një futbollist si ai, atëherë jeni shumë më të relaksuar dhe për këtë arsye gjithmonë kam dëshirë që ai të jetë në fushën e lojës. Ronaldo dhe Mesi janë gjigant të futbollit, por për mua Iniesta është shumë më i rrezikshëm. Ai është një futbollist spektakular dhe nuk e di fare se sa para vlen ai", ka theksuar Kazorla, i cili së bashku me futbollistët e tjerë të kombëtares spanjolle ndodhet në përgatitje në Afrikën e Jugut, në prag të Kupës së Konfederatave.

postuar nga danny

No comments:

Post a Comment